WwW.Fieri.CoM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krasniqi, drejt titullit botėror

Shko poshtė

Krasniqi, drejt titullit botėror Empty Krasniqi, drejt titullit botėror

Mesazh nga Vini DJ Mon Mar 19, 2007 12:09 pm

Krasniqi, drejt titullit botėror
"Tani dua tė ndeshem me Brjuster"


Pas fitores sė brezit interkontinental pėrballė amerikanit Brajan Minto, tashmė duket se asgjė nuk mund ta ndalė Luan Krasniqin drejt titullit kampion bote. Kur duhen vetėm pak muaj nga 36-vjetori i lindjes, boksieri me origjinė shqiptare ka treguar njė formė mjaft tė mirė pėrpara 7 mijė tifozėve tė pranishėm nė arenėn e Shtutgartit. "Nė fund tė kėtij viti, Luani do tė jetė mes boksierėve qė pretendojnė fitimin e titullit kampion bote. Ky ėshtė objektivi ynė mė i madh", ka deklaruar promotori Klaus-Peter Kohl. Nė mundėsinė e parė pėr fitimin e titullit nė shtator 2005, Krasniqi ėshtė mundur me "knock-out" nga kampioni i atėhershėm, Lemon Brjuster. Nė verė, shqiptari qė pėrfaqėson Gjermaninė mund tė ketė shansin pėr t‘u hakmarrė. "Me kėtė fitore kundėr Mintos, rruga ėshtė sėrish e hapur. Luani tashmė ka hyrė sėrish mes 10 boksierėve mė tė mirė dhe ky ėshtė njė hap i madh pėrpara", ka vazhduar Kohl. Si kandidatė tė mundshėm pėr t‘u ndeshur me Krasniqin nė sfidat eliminatore pėr titullin botėror janė ish-kampioni Brjuster, Hasim Rahman ose Toni Tompson (tė gjithė amerikanė). Dėshira e "Rotvajlerit" ėshtė qė nė ring tė zbresė kundėr Brjusterit. "Ai ėshtė preferenca ime e parė", ka deklaruar Krasniqi qė tė shtunėn nė mbrėmje festoi fitoren e 33-tė si profesionist, ku nuk ka munguar tė pėrshėndesė tė gjithė shqiptarėt dhe kosovarėt. Njė sukses pėrballė Brjusterit do tė thoshte rrugė e lirė pėr t‘u bėrė sfidanti i kampionit Shenon Brigs. Gjithsesi, boksieri nga Nju-Jorku do tė ndeshet mė parė pėr tė mbrojtur titullin kundėr rusit, Sultan Ibragimov, mė 2 qershor.
Vini DJ
Vini DJ
Super Moderator
Super Moderator

Male
Numri i postimeve : 146
Age : 45
Localisation : Fier,Shqiperi
Registration date : 16/01/2007

http://albanianmp3.tk

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi