WwW.Fieri.CoM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Sanremo" triumfon me njė mesazh pėr tė dėshpėruar

Shko poshtė

"Sanremo" triumfon me njė mesazh pėr tė dėshpėruar Empty "Sanremo" triumfon me njė mesazh pėr tė dėshpėruar

Mesazh nga Vini DJ Mon Mar 05, 2007 2:14 pm

"Sanremo" triumfon me njė mesazh pėr tė dėshpėruarit

Pėrfundon edicioni 57 i festivalit tė muzikės italiane. Elsa Lila radhitet e pesta nė garėn e tė rinjve


Ti regalero‘ una rosa" ("Do tė tė dhuroj njė trėndafil"), kėnduar nga kantautori Simone Cristicchi, ka triumfuar nė edicionin 57 tė muzikės italiane, "Sanremo". Festivali, i cili u ndoq kėtė vit me mė shumė vėmendje nga publiku shqiptar, pasi kėngėtarja shqiptare, Elsa Lila, konkurroi me kėngėn "Kuptimi i jetės", me poezi tė Guido Morra-s dhe muzikė tė Maurizio Fabrizio-s. Me gjithė perfomancėn mė tė mirėn tė saj, Elsa nuk ka mundur tė kualifikohet nė "Sanremo"-n e tė rinjve, duke u renditur e pesta nė radhė. Edhe pse publiku e ka vlerėsuar paraqitjen e kėngėtares shqiptare dhe interpretimin e saj, juria ka qėnė disi skeptike, duke u shprehur se tė rinjtė duhet tė jenė mė entuziastė, ndėrsa kėnga e Elsės ishte mė shumė epike. Ndryshe nga interpretimi i saj i parė nė skenėn e "Sanremo"-s, nė vitin 2003 me kėngėn "Valleria", kėtė herė pamė njė Elsė mė tė kompletuar, mė potente pėr ta zotėruar skenėn dhe tė dashuruar pas kėngės tė cilėn e interpretoi me tė gjithė komponentėt e duhur. Qė te look-u e deri te mėnyra e tė kėnduarit, Lila rrėfeu se tashmė ajo ishte njė kėngėtare e vėrtetė dhe se "Sanremo" ishte njė garė ku ajo kėndonte e sigurt. Mediat italiane e kanė vlerėsuar paraqitjen e kėngėtares shqiptare, me gjithė incidentin qė ndodhi natėn e parė tė festivalit. Nė poezinė e Morra-s Lila edhe pse kėndonte nė seksionin e tė rinjve, kėrkonte t‘i jepte pėrgjigje nėpėrmjet muzikės njė prej gjėrave mė tė ndjeshme tė tė gjitha kohėrave, kuptimit tė vėrtetė tė jetės. Njė kėngė sa sentimentale, aq dhe konkrete, ku nė damarėt e hollė tė qafės sė Elsės mund tė dalloje fuqinė me tė cilėn ajo i ishte pėrkushtuar kėsaj kėnge. Gjithsesi edhe pse nuk mundi tė dilte me njė ēmim nga ky festival, arritja e saj deri nė finale ėshtė njė inkurajim i madh pėr kėngėtaren qė gjithnjė ka provuar tė sfidojė. Potenca e zėrit tė saj tashmė ėshtė njė provė e pakontestueshme dhe kėnga edhe pse nuk mundi tė dilte e para, mund tė dėgjohej nė korridoret e "Sanremo"-s, tė kėndohej nga njerėz tė ndryshėm. Ishte njė kėngė pėr jetėn, ndaj ka pėr tė jetuar gjatė. Me ēmim tė parė nė seksionin e tė rinjve u vlerėsua kantautori roman Fabrizio Morri /////////////////////me kėngėn "Pensa" ("Mendo"). Ai mori 68 nga 114 votat e mundshme, nga juria e cilėsisė dhe ajo demoskopike. Por gjithė vėmendja e shtypit italian tashmė ėshtė pėrqendruar te personazhi kryesor i kėtij evenimenti, Simone Cristicchi, kantautori i njohur qė gjithnjė ka dashur tė sjellė krijime qė pėrmbajnė brenda histori. Me syzet e tij tipike dhe njė trėndafil nė dorė, ai ka kėnduar njė kėngė tė ngjashme me kėngė tė tjera tė njohura italiane, duke pėrcjellė para mijėra shikuesve dhe atyre qė e ndiqnin nga salla e Ariston, zėrin e dėshpėruar tė Antonios, njė personazhi imagjinar, tė cilin e kishte bėrė protagonist nė rrėfimin e tij. "Do tė tė dhuroj njė trėndafil", sipas Simone Cristicchi-t, kishte lindur si njė frymėzim qė ai kishte marrė pas njė turneu nė disa spitale psikiatrike nė Itali, ku vėshtrimi dhe drama e njerėzve qė kishte takuar, e kishin bėrė tė mendonte pėr t‘u dedikuar njė kėngė. Njė kėngė kushtuar tė gjithė atyre qė e kalojnė jetėn mbyllur edhe pse nuk kanė bėrė asnjė krim. Dhe vargjet e Cristicchi-t pėrcillnin mė shumė se njė dhembje, njė tablo aq tė gjallė dhe dėshpėruese pėr tė gjitha ata qė fati i ēon nė ato shtėpi pėr tė kuruar mendjen, ku trupi dhe zemra kanė humbur. Dhe Antonio, personazhi imagjinar, tashmė do tė mbetet gjatė nė mendjen e tė gjithė italianėve, fansa tė "Sanremo"-s,si njė mėnyrė pėr tė pasur mė shumė vėmendje ndaj kėsaj kategorie njerėzish qė janė aq afėr nesh. Njė kėngė e bėrė me dashuri, pėr tė gjitha ata qė s‘mund tė ndjejnė mė njė ndjenjė tė tillė, ėshtė dhe mesazhi qė "Sanremo" pėrcolli nė edicionin e saj tė 57-tė. Ēmimin e dytė tė kėtij festivali e ka marrė kantautori i njohur Albano. Ndėrsa ēmimi i tretė i ka takuar kėngėtarit Pierro Mazzocchetti, i cili rikthehej nė skenėn e Ariston pas dhjetė vitesh.
Vini DJ
Vini DJ
Super Moderator
Super Moderator

Male
Numri i postimeve : 146
Age : 45
Localisation : Fier,Shqiperi
Registration date : 16/01/2007

http://albanianmp3.tk

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi