WwW.Fieri.CoM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Epitafi i Glavenicės, ose vjedhja e shekullit

Shko poshtė

Epitafi i Glavenicės, ose vjedhja e shekullit Empty Epitafi i Glavenicės, ose vjedhja e shekullit

Mesazh nga Vini DJ Tue Mar 06, 2007 10:52 am

Mėngjesin e sė enjtes, 3 shkurt 1994, forca tė shumta policie rrethuan me zhurmė Muzeun Historik Kombėtar nė qendėr tė Tiranės. Disa policė u futėn me vėrtik nė brendėsi, disa tė tjerė u pozicionuan pranė njė dere anėsore, qė shikon nga hotel Tirana. Shpejt u mėsua se kishte ndodhur njė vjedhje, nga ato tė pazakontat dhe se hajdutėt kishin dalė pikėrisht prej asaj dere anėsore. U fol se ishin pėrlarė ikona tė ēmuara dhe autentike, nga ato qė vitet e fundit ishin vėnė nė shėnjestėr nė tė gjithė muzetė shqiptare, por bomba do tė plaste njė ditė mė pas. Nė njė nga gazetat kryesore, tė paktėn studiuesi i njohur i arkeologjisė, Moikom Zeqo, do tė shkruante pėr tė vėrtetėn. Nga Muzeu Kombėtar i Tiranės ishte vjedhur objekti mė i rėndėsishėm muzeal nė Shqipėri, Epitafi i Glavenicės. Njė pėlhurė kėrpi e qėndisur me fije mėndafshi, ari e argjendi, me figurėn e Krishtit tė vdekur dhe figura tė tjera engjėjsh, e punuar nė vitin 1373, me pėrmasa 250 cm x 117 cm. "Pėrmasat e dėmit janė aq tė mėdha, saqė do tė duhet kohė pėr t'i kuptuar", - shprehej pak a shumė nė shkrimin e vet studiuesi Zeqo. Natyrshėm vjedhja ishte e pėrmasave tė pazakonta, pasi hajduti kishte pėrlarė ndėrkohė edhe katėr ikona autentike tė firmosura nga Onufri dhe Selenicasi, kallamarin dhe penėn e poetit Andon Zako Ēajupi dhe njė pistoletė tė pėrdorur nga ish-diktatori Enver Hoxha, gjatė luftės kundėr fashizmit. Ngjarja pėrshkoi si tėrmet Ministrinė e Brendshme, kėrkimet e para nuk sollėn asgjė pėr tė qenė dhe trysnia pėr njė rezultat pozitiv duket ishte e rėndė. Pak ditė mė pas, pėrkundėr tė gjitha logjikave juridike, nė vend tė hajdutėve, nė polici u shoqėruan nė pranga dhe mė pas u arrestuan, Drejtori i Muzeut Kombėtar, M. Islami dhe disa punonjės.
Vjedhja spektakolare
Sipas hetimeve tė policisė, vjedhja ishte realizuar nga njė person, i cili ishte futur njė ditė mė parė nė muze dhe nuk kishte dalė edhe pas mbylljes sė orarit tė vizitave dhe vetė muzeut nė mbrėmje. Sipas njė prej drejtuesve tė Policisė sė Tiranės, i cili u mor me hetimin nė ato vite, skema u zbardh vetėm pas arrestimit tė vjedhėsit dy vite mė pas. "Ai tha se ishte fshehur nė banjėn e katit tė dytė, ku kishte pritur tė mbaronte orari zyrtar dhe punonjėsit tė largoheshin nė mbrėmje, duke mbyllur dyert. Mė tej gjatė orėve tė natės, kishte realizuar planin e tij dhe me sa duket, objektiv kishte pasur ikonat, tė cilat nė atė kohė kishin gjetur rrugėn e tyre nė tregun e zi", - rrėfen ish-zyrtari. Pasi kishte marrė ikonat, epitafin, pistoletėn dhe penėn e Ēajupit, vjedhėsi ishte larguar nga dera anėsore pėrballė hotel Tiranės. Kėtu policia, - me hetimin ishte marrė Komisariati 3, pasi ende nuk kishte Drejtori Policie, - mendoi se nė lojė ishin futur edhe tė tjerė vjedhės ose ndihmės, pasi dera ishte hapur nga brenda, pa ushtruar dhunė. Duke qenė se hajduti nuk kishte lėnė pothuaj asnjė gjurmė, duke qenė se kishte dyshime qė ishte ndihmuar nga njerėz "tė brendshėm" dhe duke qenė se presioni pėr tė zbuluar vjedhėsin me gjithė objektet, ishte i madh, atėherė nė burg pėrfunduan Drejtori dhe punonjės tė muzeut. Nuk u kursyen dy gra, kuratore tė muzeut, njė elektricist, tė cilit i dolėn edhe gjurmėt e gishtave mbi xhamin e derės anėsore, qė shikon nga hotel Tirana, njė roje civile dhe vetė kreu i policisė private B. M., qė siguronte Muzeun Kombėtar. Dhe me kaq do tė kishte pėrfunduar, nėse dy vite e gjysmė mė pas, nė tetor 1996, nė dyert e policisė tė mos trokiste, me kumbim tė ėmbėl, dėshmia e marrė tėrthorazi nga njė vajzė.
Zbulim i vėshtirė
Natyrisht informata nė polici nuk kishte mbėrritur e mbartur me vetė kėmbėt e njė vajze, tė cilės i ishte thyer aq shumė zemra nga ndarja me mikun e saj, sa donte tė merrte shpagim. Dikush e kishte sjellė. Sipas dėshmisė, quhej Aleksandėr Sota njeriu qė kishte vjedhur nė mėnyrė spektakolare Epitafin e Glavenicės nė Muzeun Historik Kombėtar. Policia vihet nė lėvizje. Piketohet banesa e tij nė katin e pestė tė njė pallati nė zonėn e quajtur "Brryli" nė Tiranė, pėr tė ndėrhyrė mėngjesin e sė shtunės, 5 tetor 1996. Por ndėrkohė qė policia ngjit shkallėt, nga kati i pestė fluturojnė pėrtokė dy ikona, qė fatmirėsisht nuk dėmtohen rėndė. Policia kishte goditur nė shenjė. Sota ishte nė shtėpi, por nga kontrollet e imta, veē ikonave qė ai hodhi nga dritarja e kuzhinės, s'u gjet asgjė tjetėr. Madje nė polici, Sota, gjatė marrjes nė pyetje, kėmbėnguli se dy ikonat, tė cilat ishin pikėrisht nga ato qė u vodhėn bashkė e Epitafin, ia kishte blerė njė tė panjohuri. "Kėmbėnguli nė kėtė version aq fortė, sa pas dy ditėsh prokuroria pėr pak e la tė lirė", - flet me nėnqeshje tė hidhur ish-oficeri i policisė qė rrėfen ngjarjen. Mė tej, oficeri nuk dėshiron tė thotė mėnyrėn se si ishte nxjerrė nga truri i Aleksandėr Sotės e vėrteta pėr Epitafin. Por mesa duket, ishte pėrdorur njė nga ato metodat e dhunshme antihumane qė policia e asaj kohe ende i kishte tė freskėta, trashėgim nga e kaluara komuniste.
Mė nė fund...
"Gjithsesi, vendi se ku Sota kishte fshehur Epitafin nuk doli nga goja e tij", - rrėfen ish-oficeri. Sipas informacionit tė marrė, sendet e tjera tė vjedhura nė muze, Sota i kishte fshehur nė shtėpinė e gjyshes, qė gjendej nė rrugėn "Hoxha Tahsim", mbi vendin e quajtur "Farmacia 5". Madje informacioni ishte i saktė: Gjenden nė njė valixhe tė mbyllur me ēelės. "Unė isha nė kontrollin e banesės sė gjyshes sė Aleksėndėr Sotės nė datėn 7 tetor 1996", rrėfen ish-oficeri i policisė. "Valixhen e gjetėm mbi njė dollap rrobash. Kujtoj se, teksa e ulėm poshtė, ishte e rėndė. Zemra mė rrihte fort kur po e hapja. Fillimisht u duk sikur nė valixhe kishte ēarēafė, dhe pėr njė ēast fytyrat tona u zbardhėn nga zhgėnjimi, por kjo ishte vetėm momentale. Ngrita palėt e njė sendi tė ngjashėm me njė ēarēaf dhe pashė mė thellė nė valixhe njė ikonė si dhe kallamarin e Ēajupit…", rrėfen ende me emocion ish-polici zbulimin e vjedhjes mė tė madhe muzeale tė kohėrave moderne nė Shqipėri. Njė ēast mė pas nė shtėpinė e gjyshes ishte zbuluar se nė ēarēafin qė ishte nė valixhe fshihej pikėrisht Epitafi i Gllavenicės. Vjedhėsi e kishte qepur ēarēafin nė mėnyrė tė tillė qė Epitafi tė futej atje si nė njė kllėf. Materialet dėrgohen nė Komisariatin 3 tė policisė qė po zhvillonte hetimin. "Kujtoj se lajmi i gjetjes sė Epitafit kishte marrė dhenė dhe s'mė hiqet nga mendja mbėrritja pak minuta mė pas, gjithė zhurmė, nė Komisariatin 3, e Agim Shehut, ish-Drejtor i Policisė sė Rendit nė Ministri", mbyll rrėfimin ish-oficeri i policisė sė Tiranės. Natyrshėm po atė ditė Sota u arrestua dhe u mbyll nė burg, sipas njė procesi penal qė filloi mė 12 tetor 1996. Ai asnjėherė nuk pėrmendi emrin e bashkėpunėtorit. Ėshtė thėnė se pikėrisht zbulimi i Epitafit tė Gllavenicės ēoi policinė drejt zbulimit tė organizatės sė shumėkomentuar "Hakmarrja Shqiptare pėr Drejtėsi. Mė 16 tetor 1996 artifaktet e vjedhura i'u kthyen Muzeut Kombėtar. Njėkohėsisht qarkulloi njė version, sipas tė cilit vjedhėsi fillimisht nuk e dinte vlerėn e Epitafit dhe se e kishte pėrdorur atė pėr tė mbėshtjellė ikonat.
Vini DJ
Vini DJ
Super Moderator
Super Moderator

Male
Numri i postimeve : 146
Age : 45
Localisation : Fier,Shqiperi
Registration date : 16/01/2007

http://albanianmp3.tk

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi