WwW.Fieri.CoM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ronaldinjo, sinjal Barcelonės: Dua tė vazhdoj karrierėn kėtu

Shko poshtė

Ronaldinjo, sinjal Barcelonės: Dua tė vazhdoj karrierėn kėtu Empty Ronaldinjo, sinjal Barcelonės: Dua tė vazhdoj karrierėn kėtu

Mesazh nga Vini DJ Fri Mar 02, 2007 1:49 pm

Ronaldinjo, sinjal Barcelonės: Dua tė vazhdoj karrierėn kėtu



Rikthimi te rezultatet si dhe njė veprim spektakolar ndaj Atletiko Bilbaos, i kanė mjaftuar Ronaldinjos pėr tė kuptuar se cila ėshtė e ardhmja e tij. Lojtari ka lėnė pas polemikat me shokėt dhe disa paraqitje zhgėnjyese, duke deklaruar tashmė se nuk ka ndėr mend qė tė lėvizė. "Jam i lumtur dhe i qetė, i lumtur mbi tė gjitha pėr datėlindjen e djalit tim", deklaroi ai pas fitores 2-1 ndaj Saragozės qė i kualifikoi katalanasit nė gjysmėfinalet e Kupės sė Mbretit. Titujt e gazetave spanjolle e kanė shqetėsuar pak fantazistin e Barcelonės, sidomos fakti se tė gjithė mundoheshin ta paraqitnin atė si njė futbollist drejt rėnies dhe mbipeshė. "Kam kaluar njė javė tė vėshtirė pėr shkak tė atyre fotove, nėpėrmjet tė cilave mundoheshin tė tregonin se unė jam mbipeshė. E kam pėrjetuar keq kėtė situatė. Tė gjithė, kudo, mė thoshin se duhej tė ushqehesha mė pak, por kur e shihja veten nė pasqyrė dukesha mirė. Ajo qė ndodhi mė shėrbeu pėr tė gjetur motivimin dhe pėr tė kuptuar qė jam shumė mirė me veten time, pastaj tė tjerėt tė mendojnė ēfarė tė duan", deklaroi Dinjo.

Driblimi marramendės nė ndeshjen kundėr Atletik Bilbaos ėshtė ende nė mendjen e tifozėve tė Barcelonės, tė cilėt nuk duan qė ai tė largohet. "Mė vjen keq qė nuk shėnova, por e rėndėsishme ėshtė qė e provova, qė fituam dhe qė nė skuadėr u kthyen lojtarė tė rėndėsishėm. Kam edhe njė gjė tjetėr qė dua t‘ia them tė gjithėve. Jam i lumtur dhe sa mė shumė qė kalon koha, aq mė shumė jam i bindur qė do tė qėndroj te Barcelona pėr shumė vite tė tjera", deklaroi braziliani. Nė njė situatė tė tillė, duket thuajse e mbyllur ēdo hipotezė qė e sheh atė tė ndryshojė destinacion drejt Italisė apo Anglisė, ku Milani dhe Ēelsi ėndėrrojnė ta shohin me fanellėn e tyre. Tani ėshtė nė dorėn e drejtuesve tė Barcelonės tė vendosin se si tė shpėrblejnė besnikėrinė e tij, normalisht me njė rritje tė ndjeshme tė kontratės.
Vini DJ
Vini DJ
Super Moderator
Super Moderator

Male
Numri i postimeve : 146
Age : 45
Localisation : Fier,Shqiperi
Registration date : 16/01/2007

http://albanianmp3.tk

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi