Seksi jo vetėm si tabu

Shko poshtė

AlbanianMP3 Seksi jo vetėm si tabu

Mesazh nga Vini DJ prej Mon Mar 05, 2007 2:15 pm

Seksi jo vetėm si tabu

Joanna Rytel dhe Alban Muja, nė Tiranė pėr tė xhiruar njė film mbi seksin


Joanna Rytel, njė artiste e re suedeze, ka mbėrritur sėrish nė Tiranė pėr t‘i dhėnė fund video-filmit me tė cilin kėrkon tė prezantohet nė njė Festival Ndėrkombėtar. E shoqėruar nga artisti kosovar, Alban Muja, i cili ėshtė edhe bashkautor i kėsaj videoje, dy artistėt po i japin fund xhirimeve kėtė fillimmarsi pėr atė qė ata mendojnė se do tė jetė njė nga prodhimet mė interesante pėr seksin. Muja thotė se puna pėr realizimin e kėsaj videoje ka nisur qysh njė vit mė parė dhe pothuajse tė gjitha xhirimet janė bėrė nė Tiranė. Ideja e Rytel qė ky film tė bazohet mbi seksin, nuk ėshtė shumė e papritur nėse i hedh njė vėshtrim punėve qė ajo ka realizuar deri tani. Duke zgjedhur vendin ku seksi ėshtė ende njė tabu pėr t‘u folur hapur si Shqipėria, ajo kėrkon ta rrėfejė kėtė moment nė jetėn e ēdo njeriu si diēka reale dhe jo si njė tabu. "I gjithė filmi kėrkon tė rrėfejė diēka mė shumė rreth seksit, jo si diēka qė thyen tabutė, por si diēka qė sjell njė realitet", thotė Muja. Ata kanė filmuar njė ngjarje tė vėrtetė seksi mes dy artistėve dhe njė djali nga Tirana, pėr tė treguar se ky ėshtė njė moment real, i cili nuk mund tė fshihet.

Pėr Joanėn, ky video-film kėrkon tė pėrcjellė nėpėrmjet pasazheve tė tilla paksa erotike, atė ēfarė ndodh nėse ne mundohemi tė fshehim gjėra reale, gjėra qė nuk mund tė jenė mė njė tabu. Duke e parė pak mė thellė atė ēfarė mund tė quhet thjesht "seks", artistja suedeze kėrkon tė luajė me imazhe tė tilla qė pėr njė publik mund tė jenė edhe torturuese nėse i sheh vazhdimisht. Por Joana ka eksperiencė nė rrėfime tė tilla. Vitet e fundit, ajo ėshtė pėrqendruar pėr tė treguar detaje tė tilla tė jetės, duke provokuar edhe nė vendin ku jeton. Interesante ėshtė krijimi i saj artistik i bazuar mbi njė rrėfim tė ngjarjeve politike qė ndodhnin nė Suedi. Disa vite tė shkuara, Kryeministri (mashkull) suedez, publikisht anoncoi se ai ishte njė feminist, duke lėnė tė kuptohej se tė tjerė liderė nga partitė e tjera politike bėjnė tė njėjtėn gjė. Nė vitin 2005, Suedia ishte i pari vend nė botė ku lindi partia e parė feministe nė nivel tė lartė parlamentar "Iniciativa femėrore". Njėra nga themelueset e saj ishte Tiina Resenberg, e cila tha: "Martesa padyshim qė ka vlera dhe ėshtė diēka e mirė.... Mos u frikėsoni nga njė plak i sėmurė me leucemi nė rrugė, frikėsohuni nga familja". Por suedezėt janė lloj njerėzish tė ftohtė.

Mbi kėto histori, Joana realizoi njė sėrė video-arti pėr tė rrėfyer gjėrat qė gjithnjė na duken si "tė bezdisshme" pėr t‘u rrėfyer. Pėr Joanėn videoja qė po pėrgatit nė Tiranė, e cila sė shpejti do tė jetė nė fazėn e montimit ėshtė diēka tepėr reale, ndaj ajo kėrkon nėpėrmjet kėtyre pasazheve tė filmuara njė vėshtrim mė tė drejtė pa ndėrlikime tė situatave qė lidhen me gjėra qė janė brenda nesh.

_________________
@ ALBANIAN DJ @
Seksi jo vetėm si tabu Dj10
Vini DJ
Vini DJ
Super Moderator
Super Moderator

Male
Numri i postimeve : 146
Age : 40
Localisation : Fier,Shqiperi
Registration date : 16/01/2007

http://albanianmp3.tk

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi